Një incident ka ndodhur sot, në linjën Tiranë-Stanboll.
Avioni kishte pak minuta që ishte ngritur, ndërsa mes udhëtarëve ishte dhe një indian që po deportohej.
Duke përfituar nga situata ai u përpoq të hapte derën e emergjencës, por është ndaluar nga ekuipazhi i avionit si dhe pasagjerë.
Veprimi i tij terrorizoi jo pak 200 pasagjerët në bord.
Ndërkohë, piloti u detyrua të kthehej sërish në Rinas për të rregulluar derën./albeu