TMERR: Liberalizohet marrja e patentës / Mijëra femra zënë rradhën

E publikuar: 18/11/2015 22:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lehtësohet marrja e patentës për kursantët e rinj. Qeveria ka propozuar sot disa ndryshime në Kodin e Qarkullimit Rrugor, një prej të cilave parashikon lejimin e dhënies së provimit të aftësimit për marrjen e patentës edhe memakina me kambio automatike, shkruan Albeu.com.

Sipas përcaktimeve të parashikuara në draftin e propozuara nga ekzekutivi, çdo kursant mund të zgjesë të japë provimin me makinë me kambiomanuale ose me kambioautomatike. Megjithatë, bashkë me lehtësimin për marrjen e patentës, ka edhe një kufizim jo shumë komod për kursantët. Nëse zgjedh që provimin ta japë me makinë me kambioautomatike, kursanti, i cili do të bëhet shofer pas marrjes së patentës, ka detyrimin që të drejtojë vetëm makina mekambio automatike në të ardhmen duke u privuar kategorikisht nga drejtimi i makinave me kambio manuale.

“Lejedrejtimi i marrë nëpërmjet provës praktike, me mjet me kuti shpejtësieautomatike, i përmendur në pikën 2, të nenit 115/1, të Kodit Rrugor, lejon vetëm drejtimin e mjeteve të pajisura me kuti shpejtësie automatike”, përcaktohet në draftin e qeverisë, transmeton Albeu.com.

Ky specifikim do të shënohet në patentën që ai drejton dhe çdo polic i qarkullimitrrugor ka mundësinë që të verifikojë të dhënat në fjalë.