Skuadra e Jose Mourinho, Tottenhami, ka pësuar një tjetër disfatë shokuese në Premier Ligë pasi sot është mposhtur nga Leicester City me rezultat 0-2 në stadiumin “White Heart Lane”.
Jamie Vardy kaloi mysafirët në avantazh në fund të pjesë së parë, kurse Tony Alderweireld më autogolin e tij vendosi rezultatin final dhe fitoren e madhe të Leicester Cityt (0-2), përcjell KosovaPress.
Kjo humbje e Tottenhamit vjen vetëm pak dit pas humbjes nga Liverpooli duke pësuar kështu dy goditje të rënda në luftën për titull.
Humbjes së Tottenhamit sot iu ka gëzuar skuadra e Liverpoolit që tani kryeson tabelën me 31 pikë, kurse ndiqet nga Leicester City me 27 pikë.
Nga ana tjetër, Tottenhami pas kësaj disfate zbret në vendin e katërt me 25 pikë të mbledhura pas 14 ndeshjeve të zhvilluara.