Bayerni i Mynihut nuk di ta ndalet në këtë fillim sezoni në Bundesligë. Edhe ndaj Bayer Leverkusenit, që u mposht 3-0, kampionët e Gjermanisë dominuan në lojë dhe rezultat duke u ngjitur të vetëm në krye të klasifikimit me 9 pikë të plota. Spektakli i “Allianz Arenas” i konkretizua me një dygolësh të Thomas Muller, i cili realizoi një gol në cdo pjesë.
Në minutën e 26, Daglas Costa shpërtheu nga e majta e sulmit bavarez dhe pasoi në qendër për Muller, i cili e pati të lehtë për ta mposhtur portierin Leno. Në të 37-ën Hakan Calhanglu, ekzekutoi me forcë një dënimi nga një distancë e largët, por Noyerit i erdhi në ndihma traversa, me rezultatin që mbeti i pandryshuar në minutat e fundit të pjesës së parë.
Në minutën e 50 Stefan Kisling e vuri në vështirësi Noyerin, por në të 60-tën një 11 metërsh i fituar nga bavarezët u shndërrua në gol nga Thomas Muller.
11 minuta në pas gjyqtari vërshëllën sërish për 11 metërsh, pas një prekje të topit më dorë nga Hilbert. Këtë radhë penalltinë e ekzekutoi saktësisht Robben, duke i dhënë goditjen përfundimtare sfidës.