Tiranë, i riu kapet me dy mina me telekomandë gati për shpërthim

E publikuar: 27/10/2017 13:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore është arrestuar pasditen e së enjtes në Tiranë. Mësohet së është vënë në pranga me dy mina C4 të telekomanduara, një 30 – vjeçar nga Librazhdi. Raportohet se të arrestuarit me inicialet T.G i është sekuestruar dhe një sasi prej rreth 300 gramësh kokainë.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, dy minat C4 të lidhura me telefon që telekomandohen në distancë do të përdoreshin për një ngjarje kriminale. Po të njëjtat burime i thanë Klan Plus se po punohet edhe për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Ndërsa para o?cerëve të Policisë Gjyqësore, 30 – vjeçari nuk ka pranuar të flasë.