Tiranë, bie në humnerë, i riu vdes në spital

E publikuar: 14/08/2016 19:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person rreth 27-vjeç ka ndërruar jetë në spital ku u ishte dërguar në gjendje të rëndë pasi kishte rënë për disa metra një humnerë në rrugën e Zall Herrit në Bovillë.

Bëhet e ditur se i riu ende i paidentifikuar kishte rënë aksidentalisht, duke përfunduar disa metra më poshtë.

Si pasojë e terrenit të thyer në vendngjarje shkoi edhe helikopteri i Ministrisë së Shëndetësisë, për të bërë transportimin sa më parë të të plagosurit për në spital, por fatkeqësisht ai nuk u ka mbijetuar plagëve të marra./tch/