Tirana zgjohet e mbuluar me postera: RAMA IK (Foto)

E publikuar: 24/10/2017 11:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tirana është gdhirë ditën e sotme, e “përmbytur” me postera dhe fletëpalosje ku shfaqet në mënyra të ndryshme portreti i Ramës, shoqëruar me thirrjen “Rama ik”.

Gjatë mesnatës së mbrëmshme nëpër rrugët e kryeqytetit është parë një grup të rinjsh, të cilët deri në orët e para të mëngjesit kanë shpërndarë disa fletëpalosje, nëpërmjet të cilave kërkojnë largimin e kryeministrit.

Lëvizja e të rinjve, e cila ende nuk është identifikuar se çfarë përfaqëson, ka ardhur si reagim pas mbrojtjes së hapur që kryeministri Rama i bëri ditën e djeshme në Grupin Parlamentar të PS-së, ish-ministrit të Brendshëm, Saimiri Tahirit

Me parullën: ”Nesër është vonë, duhet të reagojmë tani”, të rinjtë kanë dhënë edhe arsyet se pse kryeministri Rama është rrezik për vendin. Sipas tyre, me bekimin e tij, Shqipëria është mbushur me banda dhe trafikantë, që po vrasin përditë të pa shqetësuar nga policia.