Svetlana Kuzina ka filmuar eksperiencën e pazakontë, gjatë ecjes nëpër një liqe të ngrirë në Siberi.
Tingujt që dëgjohen kur ajo shkelë akullin, janë të mahnitshëm dhe i ka quajtur sikur vijnë nga jashtëtokësorët, transmeton Telegrafi.
“Nuk kam dëgjuar kurrë më parë diçka të tillë, nuk i përkasin planetit tonë, por vinin nga jashtë”, ka thënë Kuzina lidhur me rastin.
Shikuesit që e kanë parë videon, janë mahitur duke thënë se janë duke kënduar balenat.
Në anën tjetër, ekspertët kanë thënë se është një fenomen natyror, që shkaktohet nga zgjerimi dhe tkurrja e masës së ngrirë. /Telegrafi/