Tinder shndërrohet në aplikacionin më fitimprurës pas ofrimit të një abonimi të ri me pagesë

E publikuar: 17/09/2017 23:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rrjeti social Tinder u shndërrua në aplikacionin më fitimprurës në App Store menjëherë pas lançoi një veçori me pagesë me të cilën përdoruesit mund të shohin se kush i ka pëlqyer.

Tinder zhvendosi Netflix dhe Candy Crush në vendin e dytë dhe të tretë respektivisht sipas App Annie.

Përpara se të mbërrinte kjo veçori, përdoruesit por edhe të abonuarit me pagesë mund të shikonin nëse të dy palët kanë pëqyer njëri tjetrin.

Tinder Gold kushton 4,99 dollar dhe ende ska mbërritur në Android. Tinder thotë se ka 1.6 miliard profile të vizituara çdo ditë.

Aplikacionet si Tinder tarifojnë përdorues për funksionalitete të avancuara të cilat ata janë të gatshëm ti paguajnë. Megjithatë ato kanë nevojë për një numër të madh përdoruesish në mënyrë që të kenë sukses. /PCWorld Albanian