Regjisori Tim Burton është përcaktuar për tëdrejtua ri-bërjen më të re nga Disney, atë të filmit për elefantin Dumbo.
Disney po vazhdon valën e kthimit të filmave të tyre të animuar në filmat e botës reale, e radhën e ka filmi i vitit 1941, me elefantin e vogël “Dumbo”.
Këtë film është vendosur ta drejtojë regjisori i famshëm e shumë i suksesshëm amerikan, Tim Burton ndërsa studioja do të përdorë CGI e efekte tjera speciale për të sjellë në jetë storien e elefantit veshë shumë të mëdhenj, me të cilin bëjnë shaka rrethi i tij, transmeton koha.net.
Pas suksesit të “Maleficient” me Angelina Jolie, filmi i fundit i ri-bërë nga Disney është përralla e Hirushes.
“Cinderella” do të fillojë të shfaqet në kinema këtë fundjavë.