TikTok ka njoftuar ditën e sotme se pezullon disa funksione të tij në Rusi. Në kuadër të ligjit të ri të lajmeve të rreme në Rusi, TikTok pezullon transmetimin e drejtpërdrejtë dhe përmbajtjen e re në shërbimin e videove.
Gjithashtu, kompania njoftoi se momentalisht nuk do të preket shërbimi i mesazheve brenda aplikacionit.
“Në dritën e ligjit të ri të “lajmeve të rreme” të Rusisë, ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të pezullojmë transmetimin e drejtpërdrejtë dhe përmbajtjen e re në shërbimin tonë video, ndërkohë që ne shqyrtojmë implikimet e sigurisë të këtij ligji”, shkroi kompania me anë të një njoftimi në Twitter.
Po ashtu, kompania bëri me dije se do të mbikqyrë zhvillimin e ngjarjeve në Rusi për të përcaktuar se kur mund të rifillojnë shërbimet.
/TCH/