Një tifoz vrapoi në fushë gjatë ndeshjes mes Copenhagen dhe Manchester United që po zhvillohet në Danimarkë.
Skena si kjo nuk janë aq të rralla në botën e futbollit, dhe tifozi arriti të vraponte në fushë para se të vinin stjuardët, ku mbante flamurin e Palestinës.
Në mbështetje të Palestinës, ai shpalosi një flamur ku shkruhej: “Ndaloni vrasjen e fëmijëve në Gaza. Le të qëndrojmë së bashku”.
📸- The Palestine flag from the pitch invader had clear messages on. pic.twitter.com/eafzdO7d0a
— TTS. (@TransferSector) November 8, 2023
Ngjarja ka ndodhur pas fillimit të ndeshjes së luajtur në stadiumin Parken të Danimarkës.
Ndeshja u ndërpre më vonë pas rreth njëzet minutash për të ndihmuar një tifoz tjetër në tribunë.
Në atë moment Rasmus Hojlund tashmë kishte kaluar në epërsi Man United.