Brohoritjet kundër Kosovës u dëgjuan përsëri në ndeshje të UEFA-s.
Tifozët serbë kënduan “Kosova është Serbi” në ndeshjen e zhvilluar në “Puskas Arena”.
Hungaria mposhti Serbinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Evropian.
Tifozët që kishin udhëtuar nga Serbia për ta parë nga afër këtë ndeshje, shfrytëzuan sërish rastin për të treguar qëndrimin e tyre ndaj Kosovës.
Por, një kundërpërgjigje që nuk e prisnin e morën nga tifozët vendas, të cilët me fishkëllima lënë të nënkuptohet që nuk pajtohen me thirrjet e serbëve.
Pas këtij veprimi kanë reaguar mediat serbe të cilët e quajtën të papritur veprimin e hungarezëve.
“Tifozët hungarezë e pranuan me indinjatë këtë thirrje, të cilën sigurisht që tifozët e kombëtares sonë nuk e prisnin”, ka shkruar Danas.
Ky medium po ashtu ka publikuar një video të incidentit. /Lajmi.net