Tifozët e Juventusit e duartrokitën golin e jashtëzakonshëm të Ronaldos, portugezi i falënderon ata

E publikuar: 03/04/2018 23:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cristiano Ronaldo ka arritur të shënojë dy gola kundër Juventusit në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale.

Por goli i dytë i shënuar nga ai ishte i jashtëzakonshëm, ndoshta më i miri për këtë vit.

Më një goditje me gërshërë e la të fjetur Gigi Buffonin dhe mbrojtjen bardhezi.

Por pas goli Ronaldo në vend së të fishkëllehet nga tifozët e Juventusti, ai mori duartrokitjet e tyre.

Portugezi nuk hezitoi t’i falënderojë duke u ndjerë mirë me këtë gjest.

Ky ishte goli i 14 i Ronaldos në këtë sezon, ndërsa ka arritur të shënojë në 10 ndeshje radhazi.

Ronaldo duke i falëndereuar (Foto: ANSA)

Portugezi edhe pse 33 vjeç po vazhdon të mahnitë më formën e tij, ndërsa mbetet lider i padiskushtueshëm i Real Madridit.  /Telegrafi/