A do t’i shtohet në koleksion Noizit edhe kjo super makinë?

E publikuar: 17/03/2017 21:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Reperi i fiksuar për makinat super luksoze duket se i ka ‘vënë syrin’ një tjetër modeli.

Noizy ka shuar drejt Zvicrës për një koncert dhe nuk ka kursyer një vizitë në show room-et e Mercedez Benz. Modelet e makinave janë të llojit të fundit dhe natyrisht të kushtueshme.

Nuk dihet nëse Noizy do të blerë ndonjërën prej tyre apo thejsht ka shkuar të shikojë prurjet e reja të firmës së njohur të makinave.

Bëhet fjalë për një Mercedes-Benz AMG GT.

Vetëm para pak ditësh Noizy u përfol për një makinë super luksoze. Nuk dihet nëse koleksionit të tij do ti shtohet një makinë e re.