Analistët e emisionit Pressing të T7, Dukagjin Gorani dhe Shkëlzen Gashi janë përplasur teksa kanë debatuar. Pas fjalës së Goranit, Gashi e ka akuzuar atë për manipulim të opinionit.
Kjo akuzë ka nxitur reagimin e shpejt të Goranit, i cili ka thënë pushteti i ri dhe mbështetësit e tij, po përdorin gjuhën e njëjtë të pushteteve të kaluara dhe ende pretendojnë që janë ndryshe.
“Ku po më shtin ti mua, kujt i thuani ju. Qëndrime të pushtetit i mban ti, i ke mbajtë ti. Tash i ke ndërru. Unë jam një qytetar i thjesht i këtij vendi. Mos e projekto veten tënde te unë të lutem”, ka reaguar Gashi.
Ndërsa, Gorani i është përgjigjur: “Fjalët e njëjta keni m’i thënë dhe keni me thënë s’jemi të njëjtë.”
“Mos u bëj cinik”, është përgjigjur Gashi.
Një prej vërejtjeve kryesore të Gashit, ishte deklarata e Goranit për sloganin e vjetër të VV-së “jo negociata, Vetëvendosje”.
“Është keqpërdorim i opinionit publik, e bëri edhe Gorani, që këta kanë thënë jo negociata. Është e vërtetë, deri në vitin 2017 kanë thënë jo negociata. Ky ka qenë një gabim i VV-së. Me kapë fjalën e kryeministrit dhe me thënë pse e ka thënë këtë slogan “jo negociata, vetëvendosje” tash në vitin 2022, është manipulim i opinionit publik”, ka thënë Gashi. /GazetaExpress