Ti dhe penisi yt: çfarë është normale ?

E publikuar: 04/05/2018 15:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të gjitha këto pyetje kanë të bëjnë kryesisht me çështje normale. Pjesa më e madhe e madhe e tyre duan  vetëm të dijnë nëse janë si gjithë të tjerët. Pyetjet  më të shpeshta të cilat marr zakonisht kanë të bëjnë më madhësinë, mundësinë e rritjes së tij, dukjes së tij, ngjyrës dhe ndryshimeve që ai pëson.

Si fillim madhësia e penisit. Të gjithë duan të dijnë ku qëndrojnë ? Fatkeqësisht, mendoj që të paktën shumica e djemve dhe burrave në botë merakosen për madhesinë  e penisit të tyre duke menduar që janë poshtë mesatares. Faktikisht madhësia ndryshon nga shteti në shtet, me diferenca të vogla.  Studimet mbi madhësinë e penisit kanë filluar para 1 shekulli. Interesante në këto studime është padyshim rezultati i cili është i njejtë, studim mbas studimi. Nëse flasim për një penis në gjëndje të lirë, mesatarja shkon nga 7 deri në 10 cm. Megjithatë madhësia e një penisi të lirë nuk përcakton madhësinë e tij gjatë ereksionit. Sipas studimeve, madhësia mesatare e penisit në ereksion është 12- 16 cm. Nëse flasim për perimetrin, mesatarja është 9 deri në 10 cm.
Shumë djem gjithashtu më shkruajnë ose kërkojnë mënyra se si të rrisin penisin. E VERTETA ËSHTË KJO: asnjë krem, asnjë pilulë, asnjë pajisje shkencore nuk ka provuar me fakte që rritja e penisit në këto mënyra është e realizueshme. Pamvarësisht se çfarë ju thonë bizneset e ndryshme. Të gjitha këto kompani luajnë dhe përfitojnë nga pasiguria juaj, duke proklamuar të pavërtetën. Mos harxho kot paratë e tua. E vetmja mënyrë se si mund të zgjatësh penisin është nëpërmjet kirurgjisë e cila nuk ofron rezultate të mrekullueshme. Kirurgu prêt ligamentet në pjesën anësore të penisit, duke lejuar pjesën e  brëndshme të tij të  dalë jashtë. Fatkeqësisht kjo rritje do të duket vetëm kur penisi është në gjëndje të lirë. Mbas operac ionit mund të kesh probleme me ereksionin sepse penisi do e ketë të veshtirë të qëndrojë drejt dhe do të bjerë midis këmbëve ndonëse në ereksion.
Padyshim që regjimi ushqimor dhe menyra e jetës suaj duhet të jetë sa më e shëndetshme që dhe penisi juaj të jetë i shëndetshëm. Mos pi duhan, fillo sportin dhe mundohu të kesh një qarkullim të mirë të gjakut. Nëse je mbipeshë, ki parasysh që indet dhjamore ndërtohen dhe rreth zonës pubike, duke e bërë penisit të duket më i vogël.
Pyetje të shumta vijnë dhe rreth drejtimit të penisit ( që ai merr). E vërteta është që shumica e tyre drejtohen lartë gjatë ereksionit, por ka dhe rasti kur drejtimi shkon për poshtë ose anash. Disa penisa janë gjithashtu të harkuar. Të gjithë janë normal. Megjithatë disa penisa që janë shumë të harkuar dhe që ndjejnë dhimbje gjatë ereksionit vuajnë nga sëmundja Peyroni. Ka një kurë për një patologji të tillë kështu që kërkoni ndihmën e mjekut nëse është e nevojshme.
Një penis gjithashtu plaket. Normalisht ka disa proçese të njohura që lidhen me plakjen. Pjesa më e madhe e burrave fillojnë të merakosen për proçesin e plakjes gjatë  moshës 30 ose 40 vjeçare, pikërisht kur fillojnë të krahasojnë funksionet e tyre më vitet e mëparshme. Pjesa më e madhe e djemve dhe burrave kujtojne adoleshencen apo të 20tat e tyre kur numri i orgazmave në një ditë ishte i lartë dhe i thjeshtë për t’u arrirë.
Ndërkohë që në fund të 50 ndryshimet fizike bëhën të dukshme. Kjo përfshin dhe vështirësi në ereksion. Do të duhen disa minuta stimulimi manual në krahasim me disa sekonda stimuli manual ose dhe visual gjatë viteve të rinisë.
Gjithashtu ndoshta cilësia e ereksionit, nuk do të jetë e plotë si në të njëzetat, ndonëse puna do të kryhet me sukses. Lubrifikimi që paraprin ejakulimin do të zhduket megjithatë kjo nuk ndikon në cilësinë e marrëdhënieve tuaja. Do të ketë gjithashtu reduktim të spermës dhe ulje të nevojës së ejakulimit.
Orgazma juaj do të ndryshojë. Do të zgjatet koha e nevojshme që të arrini deri në orgazëm kështu që përdorni shumë lubrifikant që mos dëmtoni partneren. Mbas ejakulimit ereksioni juaj do të zgjasë më pak se sa në vitet e juaja të arta.
Pamvarësisht këtyre ndryshimeve të pritshme, ka veprime që mund të vonojnë por dhe të lehtësojnë simptomat. Penisi ka disa vena të holla në të cilat qarkullon gjaku, të cilat janë shumë të më vogla se sa ato që ndodhen pranë zemrës. Kështu që fillni nga menaxhimi i kolesterolit, ushtrimet sportive, uljen e konsumit të duhanit dhe alkolit. Të gjitha këto nuk janë pozitive për jetën e penisit tuaj. Dhe në fund, penisi yt ka nevojë për një qarkullim të rregullt të gjakut për të qënë në formë kështu që përdoreni. LOVE

/Tabu.al/