I thyhet vetura Mimoza Kusarit, i vidhet kuleta dhe disa dokumente

E publikuar: 11/07/2016 11:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot herët në mëngjes, rreth orës 07:00h është thyer vetura e kryetares së Gjakovës Mimoza Kusari- Lila.
Vetyra e Kusarit- Lila ka qenë e parkuar në Gërmisë përderisa ajo po kryente vrapimin e përditshëm në parkun e “Gërmisë”.

Këtë e ka konfirmuar për zëri.info edhe vet kryetarja Kusari- Lila e cila thotë se i është thyer vetura meqë rast i është vjedhur një kulet dhe disa dokumente personale.

“ Herët sot në mëngjes më është thyer vetura, si çdo ditë që shkoj në Gërmi për të vrapuar, kur jam kthyer nga vrapimi në ora 07:00h e kam parë që më është thyer vetura. Më është vjedhur kuleta personale si dhe disa dokumente. Nuk e di nëse ka qenë vjedhje ordinere apo jo, por që ka pas edhe vetura tjera përreth. Ka mbet policia që ta hetoj rastin:, ka thënë Kusari-Lila.