Thyhet rekordi gjysmëshekullor, ky është golashënuesi më i vjetër në histori të futbollit (Video)

E publikuar: 13/03/2017 13:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kazuyoshi Miura ka shënuar golin e tij të parë të stinorit të dielën, duke u bërë golashënuesi më i vjetër në futbollin profesionist, në moshën 50-vjeçare.

Miura, që luan për skuadrën e kategorisë së dytë të Japonisë, Yokohama FC, ka shënuar golin e vetëm në minutën e 40’të në fitoren 1:0 të Yokohamas ndaj Thespa Kusatsus.

Kështu Kazuyoshi Miura ka thyer rekord 52 vjeçar, të cilin e mbante Stanley Matthews.