Barcelona në konkurrencën e femrave ka marrë një fitore të madhe në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Skuadra katalunase ka mposhtur Wolfsburgun me rezultat të thellë 5-1, duke bërë një hap të madh drejt finales së madhe.
Ka qenë një sfidë e jashtëzakonshme, e cila është ndjekur nga hiq më pak se 91,648 tifozë.
Me këtë shifër të tifozëve të pranishëm në Camp Nou është thyer edhe rekordi sa i përket ndeshjeve në konkurrencën e femrave.
Rekordi i mëparshëm ishte prej 91,553 tifozëve pikërisht në Camp Nou ku Barcelona zhvilloi El Clasicon në konkurrencën e femrave përballë Real Madridit.
Me një kapacitet prej 99 354 vendeve, ‘Camp Nou’ është stadiumi më i madh Evropë, por nëse për skuadrën e meshkujve është e zakonshme mbushja e këtij impianti, për futbollin femrave nuk mund të gjesh një skuadër tjetër që ka kaq shumë tifozë në ndeshjet e tyre.