Thyhen xhamat e Qeverisë, arrestohet një person (Foto)

E publikuar: 07/11/2016 16:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person është arrestuar sot gjatë ditës nga Policia e Kosovës. I arrestuari ka gjuajtur me gurë xhamat e Qeverisë.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Mund të ju konfirmoj se sot gjatë ditës rreth orës 14:00, një person është arrestuar pasi qe i njëjti me gurë ka thyer xhamat e Qeverisë”