Thyen rekordin botëror të librit Guiness, për 15.54 sekonda i përshkon 20 metra duke u rrokullisur (Foto/Video)

E publikuar: 09/11/2017 21:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Mbretëresha e rrokullisjeve” në Kinë, ka befasuar botën me trupin e saj elastik.

Liu Teng ka arritur që për vetëm 15.54 sekonda, të përshkoj 20 metra të pistës së modës duke u rrokullisur, transmeton Telegrafi.

Gjatë kësaj “performance” të mrekullueshme që është mbajtur më 6 nëntor, 26-vjeçarja ka arritur të thyej rekordin botëror të librit Guiness, të cilin nga viti 2013 e mbante Leilani Franco, që të njëjtën distancë kishte arritur ta përshkoj duke u rrokullisur për 17.47 sekonda.

Ajo këtë rekord të ri e vuri gjatë javës së modës që është mbajtur në Kinë. Teng nuk hezitoi që të ngjitet në skenë dhe të rrokulliset duke i lënë të gjithë të pranishmit gojëhapur.

Liu është e njohur për mënyrën e pazakontë të kapjes së gotave më këmbë derisa qëndron e shtrirë në bark. Kjo vajzë peshon vetëm 43 kilogramë, dhe gjithashtu njihet për stilin unik të veshjes dhe për këtë shpesh u bie në sy fotografëve të modës. /Telegrafi/