Një natë romantike me të dashurën shkoi shumë keq për një dashnor entuziast, pasi ai theu penisin duke bërë seks.
Alan Parke rrëfen: “Nuk e dija kurrë se si ishte dhimbja”.
Britaniku tha se e dëgjoi penisin kur u thye gjatë kohës që bënte seks me të dashurën, Clarissa Cairns.
“Po kërceja nëpër dhomë nga dhimbja”.
Pasi u dërgua me urgjencë në spital, ai u fut në sallën e operacionit.
“Ishim duke bërë seks, unë isha poshtë dhe Clarissa sipër”.
“Papritur dëgjova një të kërcitur dhe nisi një dhimbje e tmerrshme. Clarissa tentoi të më qetësonte”.
“Në spital një pacient nisi të qeshte. Mjekët më thanë se nuk kishin parë kurrë diçka të tillë”.
Penisi nuk ka kockë, por mund të pësojë thyerje.
Tre muaj pas incidentit, Alan thotë se penisi i është shëruar, por vetëm pasi qëndroi në krevat për tetë javë.
“Dy javët e para e kam thirrur ambulancën shtatë herë, për shkak se më shpërthente gjaku”.
Fqinjët, që kishin dëgjuar për incidentin, thanë se ai qante si fëmijë nga dhimbja.