Kush blen një aparat celular me sistemin IOS konsiderohet më i hapur e i rafinuar. Ai që zgjedh sistemin tjetër rezulton i ndershëm, modest e më i dashur për të tjerët.
Karakteristikat teknike nuk janë ndoshta të vetmet që vlerësohen kur dikush vendos të blejë një ‘smartphone’.
Sipas një studimi të realizuar nga “Heather Shaw”, profesoreshë në degën e Psikologjisë së Universitetit Lincoln, në Britaninë e Madhe, tipologjia e telefonit të zotëruar ndikon mbi perceptimin që kanë të tjerët për ne.
240 pjesëmarrësve në studim iu kërkua të plotësonin një pyetësor ku tregoheshin karakteristikat e lidhura me njërën kategori apo tjetrën.
Në testin pasues, u kalua në detaje dhe u krahasuan stereotipat e personalitetit me ato të 530 përdoruesve aktuale.
Rezultati ishte se paragjykimet, në shumicën e rasteve, nuk rezultojnë të bazuara. Por kjo nuk e përjashtonte mundësinë që përzgjedhja e aparatit të ndikonte në mënyrë të ndjeshme mbi imazhin që projektojmë tek të tjerët.
Studimi doli në përfundimin se gratë janë dy herë më të prirura drejt iPhone-ve sesa androidëve, ndërsa përdoruesit e të parëve janë më të shqetësuar për atë që konsiderohet një “status celulari`”.
/ Top Channel