Thojini lamtumirë erës së djersës me këto mënyra natyrale

E publikuar: 09/11/2015 18:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Djersitja e tepërt poshtë krahëve dhe era e pakëndshme është një “problem” që duhet të zgjidhet.

Nëse doni të shmangni përdorimin e produkteve kozmetike me përbërje kimike të kujdesit personal për të trajtuar këtë gjë, ne do t’ju ofrojmë disa trajtime natyrale që janë mjaft efikase në trajtimin e këtij problemi.

Uthull molle (musht): në një shishe sprucuese hidhni pak ujë, uthull molle (musht) dhe disa pika lëngu limoni. Sprucojeni lëngun e krijuar para se të visheni në mëngjes. Ju mund ta mbani këtë shishe sprucuese në çantë dhe mund ta aplikoni edhe gjatë ditës. Ky lëng është shumë efikas në eliminimin e baktereve përgjegjëse për erën e keqe.

Limoni: Ka aftësi për të balancuar nivelin e pehashit të lëkurës dhe është një agrum mjaft i dobishëm në eliminimin e erës së keqe nën sqetulla. Thjesht vendosni një fetë limoni nën sqetulla dhe lëreni të veprojë për 15 minuta. Kjo mënyrë do t’ju japë freski.

Peroksid hidrogjeni: Përzieni pak peroksid hidrogjeni me ujë dhe do të formoni një mënyrë natyrale për eliminimin e erës së keqe nën krahë.