Thohir: Ronaldo – Messi? Jo, 11 Zanetti

E publikuar: 24/04/2015 11:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Interit, Erick Thohir ka refuzuar të zgjedh njërin mes dy futbollistëve më të mirë në botë, yllin e Barcelonës, Lionel Messi dhe sulmuesin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Ndonëse nuk ka president i ndonjë klubi në botë që nuk do të dëshironte t’i kishte në skuadër, Thohir ka dhënë një përgjigje interesante në pyetjen se cilin mes tyre preferon ta kishte në Giuseppe Meazza.

“Ronaldo apo Messi? Para tyre do të zgjedhja 11 Javier Zanetti në fushë”, deklaroi Thohir për mediat italiane.

Ai po ashtu insistoi se Inter nuk është duke planifikuar shitjen e sulmuesit kryesor Mauro Icardi, i përmendur si objektiv i shumë klubeve të mëdha evropiane.

“Nuk do ta shesim Icardin. Ai është një prej futbollistëve kryesorë të ekipit. Jemi duke punuar në vazhdimin e kontratës me të. Gjëja më e rëndësishme është që ai do të mbetet me ne”, u shpreh ai.

Si përforcim i ri i Interit është duke u përmendur mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure.

“Toure ka kontratë me Cityn por nga ana tjetër në futboll kurrë nuk i dihet”, përfundoi Thohir.