Thirrje publike për Komunë e Prishtinës: Ose flisni, ose ju bojkotojmë!

E publikuar: 05/06/2015 16:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komuna e Prishtinës në krye me Shpend Ahmetin qysh në fillim të mandatit e kishin gojën plot transparencë, duke e atakuar qeverisjen e kaluar për dështim në këtë fushë.

Madje Shpend Ahmeti kishte thënë që do të jenë model i transparencës. Ahmeti gjithashtu kishte deklaruar se zyra për informim në Komunën e Prishtinës do të punoj edhe pas orës 16:00 në mënyrë që të jetë në shërbim të mediave.

Por kur vije puna që zyra për informim, më saktësisht zëdhënësja e Komunës, Miranda Mullafazliu, t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve ajo thjesht hesht, dhe nuk jap asnjë përgjigje apo sqarim.

E kjo nuk është hera e parë që gazetarët kanë probleme të tilla me zyrën për informim në Komunën e Prishtinës.

Indeksonline ka tentuar sot gjatë tërë ditës, por edhe ditëve të tjera që të marrë përgjigje nga zyra për informim në këtë komunë, por zëdhënësja Miranda Mullafazliu si gjithmonë ka gjetur arsye se nuk mund të përgjigjet, sepse është e zënë.

“Më shkruani ju lutem, jam në një punëtori gjatë ditës”, ka qenë përgjigjja e Mullafazilit.

Indeksonline ia ka adresuar pyetjet me shkrim, por Mullafazliut vazhdon të jetë në “gjumë të thellë”.

Se çfarë është duke ndodhur kështu me ‘transparencën’ e komunës së Shpendit dhe Vetëvendosjes, këtë “vetëm një Zot e di”.

I pari i Prishtinës duhet që së shpejti të gjejë një zgjidhje për këtë problem, apo në të kundërtën edhe mediat do të detyrohen të bojkotojnë punën e Komunës së Prishtinës. /Indeksonline/