Mbrojtësi i PSG-së, i cili me golin e tij i siguroi kualifikimin skuadrës parisiene, Thiago Silva thotë se komentet e menaxherit të Chelseas, Jose Mourinho drejtuar skuadrës së tij janë “mos-respektuese”.
“Kjo ndeshje nuk të jepte ndjesinë e hakmarrjes, por Chelsea nuk po na tregonte respektin që e merituam, sidomos Jose Mourinho”, deklaroi fillimisht braziliani.
“Ai thoshte se ishte i lumtur që PSG i ra në short sepse ishte shumë afër Londrës dhe se ishte e lehtë për tifozët që të vinin…”, shtoi ai.
“Por nuk mendoj se kjo ishte arsyeja se pse ai ishte i lumtur me barazimin. Ai e tha këtë sepse ata na fituan sezonin e kaluar”, u shpreh Luiz.
PSG do ta mësojë kundërshtarin e radhës në çerekfinale gjatë shortit që do të mbahet më 20 mars.