Thiago Silva ia jep goditjen e nokautit Serbisë, po pritet vetëm fundi i ndeshjeve!

E publikuar: 27/06/2018 21:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Thiago Silva ka dyfishuar epërsinë e Brazilit ndaj Serbisë.

Tashmë Brazili kishte epërsinë nga pjesa e parë dhe ishte shumë afër fitores pasi kishte lojën nën kontroll.

Thiago Silva u sigurua që të mos ketë ndonjë befasi kur në minutën e 68-të shënoi për 2-0 dhe dyfishimin e epërsisë.

Atij i ndihmoi Neymari, i cili ishte asistuesi i këtij goli.

Tashmë vetëm ka mbetur përfundimii ndeshjeve dhe të konfirmohet eliminimi i Serbisë nga Kampionati Botëror. /Telegrafi/