Theu laptopin para studentëve, si pjesë e një demonstrimi i pazakontë (Video)

E publikuar: 30/01/2018 20:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Eric Paulos që është profesor në një universitet të Kalifornisë së Shteteve të Bashkuara, ka thyer laptopin para studentëve, si pjesë e demonstrimit se duhet të mendojnë jashtë kornizave.

Ky veprim i pazakontë që bëri gjatë ligjëratës “Arritjet Kritike”, doli i suksesshëm pasi tërë vëmendja ishte te ai dhe materia që ligjëroi u kuptua nga të gjithë, transmeton Telegrafi.

“Qëllimi im ishte të tregoja për gjërat e pa pritshme, veprimet tona duhet të lënë përshtypje, që do kanalizoheshin vetëm në mënyrë pozitive”, ka thënë mes tjerash Paulos.

Më poshtë mund të shihni reagimin e studentëve, kur kompjuteri u shpërnda i thyer në dysheme. /Telegrafi/