Therret me thikë një fëmijë në Prishtinë

E publikuar: 13/12/2016 10:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në rrugën “Kukësi” në kryeqytet, një grua ka raportuar që persona të panjohur i kanë therr djalin me thikë.

“Ankuesja femër ka raportuar se persona të panjohur ia kanë therur me mjet të mprehtë djalin e saj të mitur. Të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor dhe gjendja e tij sipas mjekëve është stabile. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

Sipas policisë, lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.