Mbrëmë në qytetin e Durrësit, tre të rinj janë plagosur pas një sherri i cili kishte plasur në një klub nate të qytetit.
Policia e Durrësit ka njoftuar se janë arrestuar tre të rinj si autorë të plagosjes, ndërsa nga Qendra Klinike e ndihmës së parë, është mësuar se gjendja shëndetësore ëshë stabile dhe që nuk ka ndonjë rrezik për jetë.
Ngjarja u shënua në një pub në lagjen “Apolonia” ,ku të rinjtë ishin përfshirë në sherr duke përdorur mjete të armëve të ftohta.