Theri me thikë një person: Armë, granatë dhe drogë gjenden në shtëpinë e serbit në veri të Mitrovicës

E publikuar: 08/03/2026 10:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person është arrestuar në Mitrovicë të veriut, pasi dyshohet për sulm me thikë dhe armëmbajtje pa leje.

Policia ka bërë të ditur se viktima është dërguar e lënduar në spital.

“Viktima ka deklaruar se pas një mosmarrëveshje është rrahur dhe therë me thikë nga i dyshuari m/s”, thuhet në raportin 24-orësh të organit të rendit.

Ndërkohë, gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një armë AK-47 me 78 fishekë, një granatë dore, dy shok-bomba, tri thika, një antiplumb, para në dinarë serbë si dhe pajisje që dyshohet se shërbejnë për përgatitjen e narkotikëve.

“Lidhur me rastin janë arrestuar edhe dy të dyshuar m/s të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt përveç të dyshuarit te parë i cili është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.