Një person është therur me thikë në orët e mbrëmjes në qytetin e Mitrovicës së Veriut.
Rastin e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës në veri të vendit.
Ai njoftoi se viktima është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa policia është në kërkim të të dyshuarit ose të dyshuarve.
”Spitali na ka njoftuar për një person të therur me thikë. Jashtë rrezikut për jete. Jemi në kërkim të dyshimtit/dyshimtëve”, ka thënë Elshani.

















