Themeluesi i Partisë Demokratike, dega në Deçan, Ismet Neziraj ka thënë për Indeksonline se Dardan Molliqaj asnjëherë nuk ka qenë pjesë e strukturave të PDK-së.
Neziraj nuk e kujton kohën nëse Molliqaj ka qenë anëtar i thjeshtë i kësaj partie, por shpreh bindjen se asnjëherë nuk ishte pjesë e strukturave.
“Janë bërë më shumë se 17 vite nga themelimi i degës. Nuk e di nëse ka qenë anëtar i thjesht apo jo, por me bindje e them se Molliqaj nuk ka qenë pjesë e strukturave të PDK-së” ka thënë Ismet Neziraj.

















