![](https://infosot.com/wp-content/uploads/2018/03/Sir_Tim_Berners-Lee.0.0.jpg)
Pas rasteve të shtuara të pranisë së gjuhës së urrejtjes në botën e teknologjisë, ka ardhur edhe reagimi i shkencëtarit Berners-Lee.
Shpikësi i WWW(World Wide Web),Tim Berners-Lee,duke iu drejtuar platformave të fuqishme të internetit dhe kompanive të mediave sociale, u bëri thirrje që të angazhohen në parandalimin “e armatimit në shkallë të lartë” të internetit. Shkencëtari britanik, nëpërmjet një letre të hapur, e cila u publikua në përvjetorin e 29-të të krijimit të ueb-it,u shpreh se “një grup i ri individësh” kishte shfaqur dominancën e tij duke synuar kontrollin ndaj shpërndarjes së ideve dhe mendimeve.
Pikërisht një vit më parë Berners-Lee shfaqi haptazi shqetësimin e tij për shfaqjen e tre trendeve të reja ,të cilat sipas tij duheshin adresuar në mënyrë që uebi të përmbushte qëllimet e tij.Ky reagim i Berners-Lee përmes kësaj letre të hapur shfaq haptazi problematikat që shoqërojnë botën e teknologjisë në ditët e sotme.
Berners-Lee shprehet ndër të tjera se: “Duke qenë së fuqia është e fokusuar vetëm në disa kompani, kjo e ka favorizuar këtë fenomen.
Përballja ndër vite në platformat e mediave sociale me trendin e teorive konspirative, llogaritë e rreme në Facebook dhe Twitter që nxisin tensione shoqërore,aktorë të jashtëm që ndërhyjnë në zgjedhje dhe kriminelë që vjedhin te dhënat personale të gjetura,konsiderohen si rrezik për qëllimin e uebit,si një mjet në shërbim të njerëzimit..
Kjo ndërhyrje nga ana e profesorit 62 vjeçar të MIT ,vjen si rrjedhojë e vendimit të disa prej qeverive evropiane ,të cilat i referohen legjislacionit si një mënyre për të ndaluar lajmet e rreme dhe gjuhën e urrejtjes ,e cila duket se sa vjen e bëhet më e pranishme.Ky vendim duket se ka ardhur si një zgjidhje për të shmangur cenimin e bazave demokratike të një shteti.
Reagimi ndaj fenomenit.
Ishte shteti gjerman ai që më datë 1 janari ngriti në fuqi një ligj i cili parashikon gjoba që arrijnë deri në 50 milionë euro. Më 1 Janar në Gjermani hyri në fuqi një ligj i cili parashikon gjoba që arrijnë deri në 50 milionë euro, për ato platforma interneti të cilat nuk e heqin gjuhën e urrejtjes brenda 24 orëve.
Një tjetër shtet që është përfshirë në këtë nismë është edhe Franca,ku presidenti i shtetit Emmanuel Macron ndërkohë po planifikon legjislacionin që i jep fuqi gjyqtarëve për të urdhëruar largimin e lajmeve të rreme gjatë fushatave zgjedhore.
“Prania e një rregulloreje që ka në qendër objektivat sociale ndihmon në lehtësimin por edhe zgjidhjen e këtyre problemeve-u shpreh ai.
Duke u shprehur se mënyra se si trajtohen të dhënat e përdoruesve në reklama,është vërtet shqetësuese, Berners-Lee tha se zgjidhja do të ishte vendosja e një ekuilibri mes interesave të kompanive dhe atyre të përdoruesve. Kjo do të thotë të mendosh sesi të bashkosh nxitjet e sektorit të teknologjisë me ato të përdoruesve dhe shoqërisë në përgjithësi dhe konsultimi me shtresa të ndryshme të shoqërisë. /PCWorld Albanian