Themelorja në Prizren ka pranuar disa kërkesa për paraburgim ndaj 23 personave për manipulim votash

E publikuar: 24/01/2026 18:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata Themelore në Prizren bën të ditur se deri tani ka pranuar disa kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 23 persona, në mesin e 109 të arrestuarve për manipulim votash në Prizren.

Për 21 prej tyre, komisionerë, kërkohet paraburgim për veprën penale falsifikim i rezultateve të votimit.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, të pandehurit me autorizimet e marra nga Komisioni Zgjedhor i Kosovës, ne cilësi te anëtarit të ekipit te numërimit në QKN, më saktësisht dyshohen se si kryesues të komisionit”, njofton zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj.

Sipas tij, për një të pandehur (komisionere) për dy vepra penale Falsifikimi i rezultateve të votimit dhe Marrja e ryshfetit.

“Për një (1) të pandehur (në cilësinë e vëzhguesit) për dy (2) vepra penale – Kanosja dhe dhënia e ryshfetit”, tha ai.

Sipas tij, dy seanca gjyqësore kanë përfunduar, edhe dy seanca tjera janë në zhvillim e sipërm dhe sot do të përfundojnë të 4 -ër, seancat e caktuara.

Sipas zëdhënësit të Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj, Gjykata brenda afateve ligjore do të përpilon vendimet referuar kërkesave së Prokurorisë Themelore Prizren.

Dje, Prokuroria Themelore në Prizren ka ndaluar 109 persona nën dyshimin për manipulim me vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit, lidhur me veprat penale të falsifikimit të dokumenteve zgjedhore, kërcënimit dhe ryshfetit.