Themelohet “Lëvizja për Demokraci” e Ben Blushit, ja emrat e tetë anëtarëve

E publikuar: 09/03/2016 19:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tetë anëtarë të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste kanë krijuar këtë të mërkurë “Lëvizjen për demokraci”, një grup brenda Partisë Socialiste që kërkon ndryshime në statut dhe zgjedhjen e kryetarit.

Lëvizja e re, platofrma e së cilës po prezantohet sot në Asamblenë e PS-së, është formuar nga 3 deputetët Ben Blushi, Mimoza Hafizi, Namik Kopliku dhe ish presidenti Rexhep Mejdani, Maqo Lakrori, Ndre Legisi, Suzana Hakrama dhe Petro Ago.

Por ndryshe nga ç’pritej, në këtë lëvizje mungon emri i Arta Dadës e cila doli në mbështetje të kërkesave të Blushit. Burime për shqiptarja.com brenda Amsamblesë së PS-së bëjne me dije se Arta Dade është shprehur se mungesa e demokracisë po i largon ato nga partia. “Sa ju kritikojmë na quanit të Saliut”, ka thënë Dade.

Ndërsa deputetja Mimoza Hafizi, ka dënuar incidentin në Elbasan me Blushin, për të cilin ka kërkuar edhe falje nga kryeministri Rama.

Lëvizja për Demokraci në PS:

Rexhep Meidani

Maqo Lakrori

Ben Blushi

Mimoza Hafizi

Namik Kopliku

Ndre Legisi

Petrit Ago

Suzana Hakrama

– See more at: http://lajmi.net/themelohet-levizja-per-demokraci-e-ben-blushit-ja-emrat-e-tete-anetareve/#sthash.JUR5HBnu.dpuf