Themelohet Komisioni Hetimor për Rezervën Shtetërore, këta janë drejtuesit

E publikuar: 21/09/2023 15:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas një debati të gjatë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për Rezervën Shtetërore.

Drejtues i këtij komisioni është deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, derisa zëvendëskryeseuese është deputetja Valentina Bunjaku e LDK-së, njofton KlanKosova.tv.

Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë pesë anëtarë, PDK dhe LDK nga dy, derisa AAK dhe grupet joshumicë me nga një përfaqësues do të jenë pjesë e këtij komisioni.