Këshilli Prokurorial ka marrë vendim që në kuadër të Prokurorisë Speciale të Kosovës të themelohet Departamenti për Krime Lufte.
U tha se kjo është nevojë e domosdoshme e po ashtu po kërkohet edhe nga KPK ja që të krijohet edhe departamenti i veçantë për krime të rënda që do të merret me akuzat e Prokurorisë Speciale në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë.