The Guardian zgjedh 100 futbollistët më të mirë për 2023, mes tyre edhe Xhaka

E publikuar: 23/12/2023 16:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazeta e madhe britanike The Guardian ka publikuar listën me 100 lojtarët më të mirë në botë për vitin 2023.

Lista është përpiluar nga një panel prej 218 personash.

Vendin e parë e ka zënë Erling Haaland, i ndjekur nga Jude Belingham, Mbappe, Kane e Rodri, që përbëjnë pesëshen më të mirë.

Pastaj vijnë Vinicius Junior, Mohamed Salah, Kevin De Bryne, Victor Osimhen dhe Lionel Messi.

Ndërkaq, në top-100 është renditur edhe Granit Xhaka, i cili disa sezone i kaloi në Arsenal, kurse aktualisht është në Gjermani me skuadrën më në formë në ligat më të forta evropiane, Bayer Leverkusen.

Në sezonin e tij të parë me skuadrën, Xhaka me shokë po e kryesojnë ligën gjermane, duke lënë prapa gjigantët si Bayern Munich e Dortmund.

10 lojtarët e fundit në këtë listë janë: Antonio Rudiger (91), Riyad Mahrez (92), Granit Xhaka (93), Marcelo Brozovic (94), Theo Hernández (95), Alphonso Davies (96), Denzel Dumfries (97), Ollie Watkins (98), Warren Zaire-Emery (99) dhe Marcus Thuram (100).