Aktori legjendar, Al Pacino, ka treguar se ishte pranë shkarkimit pak ditë pasi kishin nisur xhirimet e filmit të njohur, “The Godfather”.
74-vjeçari, i cili ka luajtur rolin e Michael Corleones, ka pranuar se e kishte shumë të vështirë rolin në serinë e famshme.
“Ata donin të më largonin nga puna kur unë isha gjatë xhirimeve në javët e para. Kjo sepse ata i shikonin vazhdimisht incizimet dhe mendonin: ‘Çfarë është duke bërë’”, ka thënë Pacino për ABC News.
Regjisori Francis Ford Coppola ishte arsyeja që ai mbeti pjesë e njërit prej filmave më të mirë që janë xhiruar ndonjëherë dhe pastaj bëri edhe dy vazhdime.
“Isha shumë i hutuar në atë kohë dhe Francis ishte shumë përkrahës dhe më ndihmonte në të gjitha. Po të mos ishte Francis, unë nuk do të shfaqesha më dhe do të thosha që ‘nuk dua të jem aty ku nuk më duan’”, ka shtuar aktori i madh.
/Telegrafi/