File photo of U.S. President Barack Obama (R) meeting with Russia’s President Vladimir Putin in Los Cabos, Mexico, June 18, 2012. Obama cancelled a meeting with Putin planned for next month in Moscow over frustration with Russia’s asylum for fugitive intelligence contractor Edward Snowden, the White House said August 7, 2013. REUTERS/Jason Reed/Files (MEXICO – Tags: POLITICS)
Presidenti rus Vladimir Putin, jo vetëm që ka fillue bombardimin e Sirisë, por ai asht tue e promovue veten si figurë qendrore në përpjekjen për me shkatërrue shtetin islamik.
Në raportin e ‘The Daily Beast’ thuhet se bota tash e ka nji vendimarrës të ri për lufta kundër xhihadistëve, por se ai nuk asht në Pentagon apo në Damask.
“Zyra e tij asht e vendosun në Kremlin dhe emni i tij asht Vladimir Putin” thuhet në raport.
“Moska ka nji mesazh për Washingtonin, në qoftë se doni të hiqni qafe Bashar al-Asad, apo të ndërtoni nji forcë për me i rezistue Shtetit Islamik, do të duhet të bani marrëveshje me ne, ” thuhet n’artikullin e titulluem – Putin vodhi luftën e Obamas kundër shtetit islamik “.
Se Washingtoni nuk ka me pranue lehtë hymjen e Rusisë në luftë flasin pamjet e avionëve rusë tue godit bazat e kryengritësve sirianë të trajnuem nga CIA, por Moska e mohon atë tue thanë se kjo asht nji luftë propagande e cila asht tue vazhdue për nji kohë të gjatë.
Privatisht, zyrtarët amerikanë thonë se Shtetet e Bashkueme janë të gatshme për marrëveshje me Rusinë.
Ushtarakisht, Shtetet e Bashkuara duhet t`i përcjellin sulmet ruse dhe të presin reagimet.
Diplomatikisht, duhet t’ulen në tryezë me Rusinë.
Simbbas Daily Beast, zyrtarët amerikanë dhetë ditë rresht i kishin dergue telegrame Moskës, por nuk kishin marrë asnji përgjigje.