Thaçi: Zajdenica e forcoi Shtetin e Kosovës

E publikuar: 11/09/2015 13:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i PDK’së, Hashim Thaçi, ka thënë se marrëveshjet e fundit të arritura me Serbinë në Bruksel e kanë forcuar shtetin e Kosovës. Këtë vlerësim Thaçi e ka bërë në takim me Kryetarët e Degëve të PDK’së.
Në mbledhjen e rregullt me kryetarët e degëve të Partisë Demokratike të Kosovës, kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, i informoi kryetarët për situatën aktuale në vend dhe për agjendën euro-atlantike të Republikës së Kosovës.

Në këtë mbledhje, kryetari Thaçi informoi kryetarët e degëve për marrëveshjet e fundit të arritura në Bruksel, në kuadër të dialogut ndërshtetëror ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së. Ai, siç theksohet në njoftimin për medie, theksoi se këto marrëveshje e kanë forcuar edhe më shumë sovranitetin e Kosovës.

Në mbledhje me kryetarët e degëve, u diskutua për forcimin dhe organizimin edhe më efikas të degëve.

Partia Demokratike e Kosovës, si partia më e madhe parlamentare në Kosovë, sivjet shënon gjashtëmbëdhjetë vjetorin e themelimit.