Thaçi do vetëm 100 deputetë në Kuvend dhe ndarjen e nga një ulëseje për kroatët dhe malazezët

E publikuar: 04/11/2016 11:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentit Thaçi në takimin e thirrur për të diskutuar reformën zgjedhore, ndër të tjera ka kërkuar zvogëlimin e numrit të deputetëve në Kuvend nga 120 në 100, si dhe shtimin e komuniteteve. Pra komuniteti malazez dhe ai kroat të jenë të përaqësuar në Kuvend me nga një deputet, shkruan Gazeta Express

Më saktësisht, Thaçi ka propozuar ndarjen e nga një ulëseje edhe për komunitetin malazez dhe kroat, të cilët nuk janë të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës.