Tre zyrtarët më të lartë të shtetit Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj pritet ta vazhdojnë ditëve të ardhshme aventurën e tyre me Gjykatën Speciale. Ata ka mundësi të marrin vendim shpejt për shfuqizimi e këtij institucioni, të ndihmuar edhe nga Albin Kurti, i cili besohet se sot është liruar nga paraburgimi pikërisht për këtë arsye.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj kanë vendosur t’i shkojnë deri në fund planit për shfuqizimin e Gjykatës Speciale të nisur një javë më parë në Kuvendin e Kosovës. Pas pengesës fillestare që u doli në Kryesinë e Kuvendit, ku pas ndërhyrjes së Ambasadorëve të SHBA’së, Britanisë së Madhe të cilëve iu bashkuan edhe ambasadorët e Gjermanisë, Francës e Italisë, ata kanë nuk kanë dhënë ndonjë sinjal se do të ndalen. Përkundrazi kanë folur intensivisht për krijimin e një gjykate alternative, të Kosobës, që do të merrej me krimet që i ngarkohen UÇK’së, ndërkohë që sipas burimeve të Gazetës Express projekt-ligji për shfuqzimin e Gjykatës mund të dërgohet shpejt në Kuvend. Të premten, Ambasada e SHBA’së ka lëshuar një reagim të ashpër kundër kësaj iniciative duke kërkuar që të ndalet menjëherë. Tonet e deklaratës kanë qenë të ashpëra, me një gjuhë ultimative. Sipas amerikanëve, gjithçka po ndodh për interesa personale.
“Jemi jashtëzakonisht të dëshpëruar me ata që do të sakrifikonin të ardhmen e shtetit të tyre dhe përkrahjen e patundur të Shteteve të Bashkuara në favor të interesave të tyre personale” thuhet në deklaratë.
Një aleat i Thaçit, Haradinajt e Veselit pritet të jetë edhe deputeti i VV’së Albin Kurti të cilit sot iu hoq masa e paraburgimit nga Gjykata Themelore. Madje përflitet se nxjerrja e tij nga burgu është koordinuar pikërisht për këtë qëllim duke e ditur se Kurti ka shfaqur qëndrime publike kundër Gjykatës Kushtetuese dhe se shumë lehtë me deputetët e tij do të votonte pro shfuqizimit të Gjykatës Speciale.
Çuditërisht sot për Kurtin ka thurrur lavde një eksponent i lartë i PDK’së, më saktësisht Nënkryektari i kësaj partie Rexhep Hoti. Ai e ka quajtur feniks dhe kalorës të lirisë, rivalin e përbetuar të PDK’së në ditën kur u lirua nga paraburgimi. Glorifikimi i Kurtit nga PDK menjëherë ka nxitur dyshime tek komentuesit në rrjetet sociale.
Aktualisht Kuvendi i Kosovës ëhstë në pushime, por akterë të ndryshëm të jetës politike në vend, sic është rasti me Lutfi Hazirin, kanë deklaruar se përpjekja për shfuqizimin e Gjykatës Speciale nuk do të ndalet. Madje Haziri ka thënë se kjo iniciativë do të aktivizohet gjatë janarit.
Por, paralajmërimi i SHBA’së sot ka qenë i ashpër.
Ata kanë kërkuar nga Qeveria që të deklarohet rreth kërcënimeve me dhunë duke aluduar në deklaratat e veteranëve dhe deputetëve të caktuar të Kuvendit.
“Kërcënimet me dhunë janë tërësisht të papranueshme, dhe qartësisht dhe pa mëdyshje ato duhet të hidhen poshtë nga Qeveria”.