Thaçi: Veprimet e opozitës janë pro-ruse

E publikuar: 17/11/2015 11:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një deklarim para mediave pas përfundimit të seancës ku u miratua në parim Projektligji për Buxhetin 2016, ka thënë se veprimet e opozitës u shërbejnë interesave ruse.

“Veprimet e opozitës në Kuvendin e Kosovës janë veprime pro-ruse. Me këto veprime, ata duhet të harrojnë edhe fitoren e zgjedhjeve të vitit 2018”, ka thënë Thaçi.

Ai theksoi se shteti i Kosovës nuk do të dorëzohet para asnjë krimineli, duke aluduar në veprimet e opozitës.