![](https://infosot.com/wp-content/uploads/2016/11/hash_1478690887-4611506.jpeg)
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Thaçi në një postim në Facebook ka shkruar se miqësia mes dy vendeve është bazë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh.
“Duke qenë i vetëdijshëm për rolin udhëheqës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në arenën ndërkombëtare, jam i bindur se presidenti i zgjedhur, me përgjegjësinë më të lartë, do t’i adresojë sfidat e shumta në nivel global”, ka shkruar Thaçi.
“Miqësia e përhershme ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë është bazamenti mbi të cilin do ta vazhdojmë thellimin e bashkëpunimit dypalësh. Sekretares Clinton i jemi përgjithmonë mirënjohës për mbështetjen e saj të vazhdueshme për popullin dhe shtetin e Kosovës”.