Thaçi uron për fushatë të dinjitetshme

E publikuar: 21/09/2017 17:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se i “gëzohet mundësisë që të gjitha partitë politike kandidatët për Kryetar Komunash si dhe për Asambletë Komunale do të kenë rastin të dëshmojnë përkushtimin e shoqërisë sonë për zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike”.

“I gëzohem mundësisë që edhe njëherë të gjitha partitë politike, Ju uroj të gjithëve suksese, garë të dinjitetshme dhe për përkushtim për qytetarin e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook, me rastin e fillimit të fushatës zgjedhore.

Zgjedhjet lokale do të mbahen me 22 tetor të këtij viti.