Thaçi uron besimtarët Ortodoksë

E publikuar: 07/01/2018 09:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës së Krishtlindjes.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, presidenti Thaçi ka shkruar se paqja, dashura dhe shëndeti të mbizotërojë në familjet e tyre.

“Komunitetit ortodoks në Kosovë ua uroj për shumë mot Kërshëndellat. Paqe, dashuri, shëndet e begati në çdo familje tuajën”, ka shkruar Thaçi.

Me rastin e krishtlindjes ortodokse kanë uruar edhe ambasadori Ruair O’ Connel. /Insajderi.com